U AKUZUA SE BËRI PROKUROR BURRIN E ERMONELA FELAJT, KPK JEP VENDIMIN PËR GJYQTARIN KASTRIOT SELITA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfimruar në detyrë gjyqtarin Kastriot Selita. Ky i fundit është kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.
Kujtojmë se Selita është akuzuar se ka favorizuar bashkëshortin e deputetes socialiste, Ermonela Felaj. Në shkurt të vitit 2019 ai vendosi të emërojë prokuror, bashkëshortin e Felaj, Bledar Valikaj.
Ndërkohë në seancën dëgjimore të KPK pak ditë më parë, gjyqtari Selita i kundërshtoi dyshimet se kishte favorizuar Valikajn. Ai e cilësoi denoncimin nga një grup anonim kolegësh si një “tentativë për të ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në proces” dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin është bërë edhe në lidhje me figurën. Një grup gjyqtarësh anonimë kanë ngritur akuza se selita ka lidhje me me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Por, relatorja u shpreh se pretendimet e denoncuesve nuk janë vërtetuar. Ndërsa sot KPK e ka rikonfirmuar gjyqtarin në detyrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



