E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Këta e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, edhe kollaj nuk do jetë”, Rama: Ai vemja në Librazhd…
Politikë

“Këta e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, edhe kollaj nuk do jetë”, Rama: Ai vemja në Librazhd…

Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë, në krah të kryebashkiakut Veliaj, nuk ka lënë pa folur për situatën politike në vend, nga anulimi i zgjedhjeve te përplasjet e të djathtëve me policinë për KZAZ-të në disa zona të vendit.

 

“Si shkojnë pas tyre nuk e kuptoj. Këtë e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, por edhe kollaj nuk do jetë, por sidoqoftë ne jemi me të drejtën. Këtu nuk është cështje e zgjedhjeve vendoreve, por vë populli vijën dhe nesër nuk i shkon më mendja të bëjë nga këto gjëra se e di rrugën. Në fund do përplasen pas murit dhe do vetëeliminohem”- tha Rama.

Duke u ndaluar në incidentin e Librazhit, teksa protestues qëlluan me sende të forta eskortën e tij gjatë rrugës për në takim, Rama deklaroi:

“Në Librazhd i organizoi vemja që ishte deputet dhe me qeverinë e zgjedhjeve në 2017 ka qenë një nga drejtorët, ai e kishte bërë të gjithë dhe ikën i lë njerëzit në burg dhe ikën”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.