Live/ Tension në KZAZ-në e Kavajës. Policia hedh tymuese drejt protestuesve. Zjarrfikësit ujë mbi policinë
Dhjetëra mbështetës të opozitës po protestojnë përpara KZAZ-së në Kavajë. Policia po përdor bomba tymuese kundër tyre, duke parandaluar hyrjen në ndërtesë.
Protestuesit kanë thyer derën e ndërtesës dhe tentojnë të hyjnë brenda.
Militantët e opozitës kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ-së. Ata kanë shkatërruar gardhin rrethues të ndërtesës.
Protestuesit po hedhin gurë në drejtim të forcave të rendit.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse hedhin ujë mbi forcat e rendit.
Forcat e rendit janë të pranishme në KZAZ-në 42

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



