E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SOT RAPORTON ARTA MARKU NË KUVEND, JA PIKAT ‘E NXEHTA’ TË SEANCËS PLENARE
Lajme

SOT RAPORTON ARTA MARKU NË KUVEND, JA PIKAT ‘E NXEHTA’ TË SEANCËS PLENARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Mësohet se sot do të raportojë Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku për raportin vjetor te organit të akuzës.

 

 

Kjo e fundit ishte parashikuar që do të raportonte seancën e kaluar, por mungoi, ndërsa u justifikua se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të ishte në seancë.

Sakaq, një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, ku përfshihet edhe ‘krimi zgjedhor’.

Ditën e djeshme Komisioni i Ligjeve i miratoi këto ndryshime, ku mes të tjerash u bë me dije se kush pengon zgjedhjet do t’i ndalohet 5-10 vjet lëvizja jashtë vendit.

Po ashtu sot do të ketë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku kërkuar nga deputeti, Artur Roshi.

Rendi i ditës:

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.