E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Atentati në Durrës, plagoset kunati i Lul Berishës e 2 të tjerë
Lajme

VIDEO/ Atentati në Durrës, plagoset kunati i Lul Berishës e 2 të tjerë

Një atentat me tre të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës.

Si pasojë e atentatit janë plagosur tre persona që ndodheshin brenda një makine tip Range Rover.

Burime policore thanë se është plagosur kunati i Lulzim Berishës, Plarent Dervishaj, Julian Meçe dhe një person i tretë.

Dervishaj ka marrë një plumb, Meçe 3 plumba dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Sipas të dhënave, dyshimet e para nga policia janë ngritur mbi një mjet ende i paidentifikuar është vënë në ndjekje të mjetit Range Rover që nga autostrada.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano.

Gjithnjë sipas dëshmive, brenda mjetit nga është qëlluar ishte një shofer dhe një person i maskuar i cili qëllonte me breshëri automatiku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.