Situata e tensionuar në Shkodër, ka sjellë masa të shtuara edhe për kryeministrin Edi Rama.
Gjatë takimit elektoral në pedonalen që qytetit të Shkodrës, kreu i qeverisë është shoqëruar nga një numër i lartë të forcave të rendit, por edhe nga gardistë, të cilët ishin prezent në të gjithë perimetrin e aktivitetit.
Po ashtu ka rënë në sy që Rama në këtë miting veç Ditmir Bushatit dhe socialistëve, shoqërohej edhe nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

Një pjesë e tyre ishte e veshur civil për të kontrolluar turmat nga brenda.
Ajo që bie në sy nga pamjet është se njëri nga bodigardët mban në dorë një çante anti-plumb.

Mediat lokale kanë filmuar momentin kur kryeministri Rama u bashkohet socialistëve në këtë miting, ndërkohë që rrugët e tjera ishin të mbushura me protestues të opozitës.







