Ish-kryeministri: Kush po vjen në vend të Vangjush Dakos?!
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një portret, të përzgjedhurës së kryeministrit për të drejtuar bashkinë e Durrësit, Valbona Sakos, por këtë radhë, nisur nga denoncimet e vetë qytetarëve apo të atyre që Rama pret ta votojnë në 30 qershor. “Njihuni me ndrikullën Sako, pasardhëse të Gjush Avdylit! Këto janë denoncimet e qytetarëve dixhitalë për bëmat e saj!” vëren Berisha në Fb.
Përshëndetje doktor Berisha.
Kam disa informacione për kandidaten e PS për bashkinë e Durrësit Valbona Sako dhe familjarët e saj. Kjo veten e ka pezulluar përkohshme nga drejtoreshë e Tatimeve në Durrës; i shoqi merr 3 rroga në 3 vende të ndryshme brenda muajit; vajza vazhdon studimet në Angli dhe njëkohësisht punon e merr rrogë edhe në Shqipëri. Po ju çoj dhe fotot që i vërtetojnë këto.
Vetëm ju keni mbetur pasqyra e së vërtetës për Durrësin. Këtu kane filluar kërcënimet e biznesit nga ana e strukturave të Valbona Sakos e cila në mënyrë të kundërligjshme, vazhdon të jetë në detyrë, sepse deri tani ka kërkuar vetëm pezullim nga detyra si Drejtoreshë e Tatimeve.
Në autostradë po i bëhet presion disa biznesve, që të votojnë bashkë me punonjësit më datë 30. Biznesi ka bërë edhe denoncimin në Polici përmes një videoje, e cila është dorëzuar tek shefi i Krimeve, por çështja është mbyllur.
Nuk dimë ku të përplasemi. Shteti eshtë kapur i gjithi dhe aktualisht edhe strukturat e Policisë në Durrës po ndihmojnë në mbulimin e këtyre krimeve elektorale. Presioni është shumë i madh!
Në Durrës Edvini ka sjellë një kandidate për kryetare bashkie, e cila ka pasur burrin fillimisht të akuzuar për mashtrim sipas nenit 143/2 të Kodit Penal; më pas të arrestuar me burg. Ky dënim më pas është konvertuar në garanci pasurore, të cilën e ka paguar bashkëshortja, znj. Valbona Sako!
Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe me bashkëshorten tashmë Drejtoreshë të Tatimeve në Durrës, Robert Sako merr pafajësinë e plotë. Durrësi është zhytur në krim i gjithi! Anonim te lutem!
Përshëndetje doktor.
Të shkruaj nga zyra e Tatimeve Durrës . Drejtoresha Valbona Sako kandidon për kryetare bashkie në Durrës. Duke qenë se gjithë stafin e ka të Partisë Socialiste, po na kërcënon e po na bën presione nga më të ndryshmet që ta mbështesim në çdo mënyrë. Të gjithë jemi të detyruar me kontroll nga servera të bëjmë “like” dhe “share” çdo material të kupolës së qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



