E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Denar Biba: Votim 5-0, KQZ sapo bëri historinë. Nuk mund ta fsheh …
Lajme

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor/ Denar Biba: Votim 5-0, KQZ sapo bëri historinë. Nuk mund ta fsheh …

Nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba nuk e ka fshehur kenaqesine teksa ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, sipas tij, 5-0, per pavlefshmerine e dekretit te Presidentit dhe rrezimin e kerkeses se PUK per mospjesemarrjen ne zgjedhjet e 30 qershorit.

biba

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Biba shkruan “nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit”.

 

“Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.  KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi”- shkruan ai.

Reagimi i Denar Bibes 

Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.
Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.
Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.
KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.
KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.
Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.
KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.
Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.