E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i zv.kryeministrit: E keqja s’u vjen nga ne, ruhuni nga burgu dhe izolimi i përjetshëm
Politikë

Paralajmërimi i zv.kryeministrit: E keqja s’u vjen nga ne, ruhuni nga burgu dhe izolimi i përjetshëm

Zevendeskryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratave te fundit te selise blu per 30 qershorin, duke theksuar se socialistet do te jene kudo ne kete date kur shqiptaret duhet te shprehen me vote.

“Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo! Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij”- shkruan Brace.

 

Sipas tij, “e keqja nuk u vjen nga socialistet, perballjes me ligjin ruajuni, prej saj vjen burgu dhe izolimi i perjetshem”.

brace

Postimi i Braçes

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!
POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!
PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!
PREJ SAJ VJEN BURGU DHE
PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni,
“te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

Si vijoni,
“eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

Si e mbyllni,
“te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni,
ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.
Jo per ju, fare fare!
Nga ne nuk u vjen e keqja,
imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!
Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.
Ju, jo e jo!
Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij,
askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

Pra pa frike!
Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,
tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu,
madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne,
pra pamundesoni votimet!
#7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron!
Pas burgut vjen izolimi perjete!
Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI,
nuk do ju ngelet me asgje, zero,
duke nisur nga placka qe keni vene.

A ja vlen?
Une them jo!
A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?
A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?
Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje,
sa te pabarabarte jeni me ta dhe
sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

Dite te mire!

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.