E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta, dekret të ri për datën e zgjedhjeve? Dash Shehi flet pas takimit
Politikë

Meta, dekret të ri për datën e zgjedhjeve? Dash Shehi flet pas takimit

A do te dekretoje kreu i shtetit, Ilir Meta nje date te re per zgjedhjet vendore?Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në mbyllje te takimit me presidentin, pjese e te cilit ishin edhe krere te partive te vogla aleate te PD-se, theksoi se besoj se do te kete nje date te re per zgjedhjet.

“Patëm një diskutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhen se kemi një dekret të Presidentit. Besoj se do të bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, po besoj se do te jete gjate dites ne diskutimin, për të ulur tensionin politik per te mberrit ne nje minimun kushtesh per zgjedhje administrative, gjithmonë para datës së hapjes së negociatave të tetorit. Ky është diskutimi bazë, për këtë po ikim të takojmë dhe aleatët e tjere, besoj se nga pasditja, nga darka besoj se do të dalë një gjykim i përbashkët”- tha Shehi, duke theksuar se “Mendimin tonë unik do ta nxjerrim me PD dhe aleatët e tjerë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.