E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Letra e Metës nuk kishte të sharë, Rama përdor gjuhë të fortësh sepse e di që…” –  Lubonja: Ja çfarë më bëri përshtypje
Lajme

“Letra e Metës nuk kishte të sharë, Rama përdor gjuhë të fortësh sepse e di që…” – Lubonja: Ja çfarë më bëri përshtypje

Analisti Fatos Lubonja, ndërsa ka komentuar letrën që Presidenti Meta i drejtoi kryeminsitrit Rama, tha se kishte vënë re diçka interesante.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Neës 24”, Lubonja u shpreh se Rama flet me lloj-lloj fjalësh kundër Metës, ndërsa kreu i shtetit nuk ia kthen me të njëjtën gjuhë.

 

Sipas Analistit, Rama përdor gjuhë të fortësh, sepse e di se është i mbrojtur dhe ka pas kriminelë.

“E lexova letrën e Metës. Nuk kishte sharje. Kurse Rama degradon me një gjuhë që jo kryeministri, por as një shqiptar normal nuk duhet që t’ia lejojnë vetes. Por pse e bën Rama këtë? Rama e bën këtë sepse e di se është i fortë. E di se ka lidhjet kriminale, se ka kriminelët pas vetes. Kjo është një diktaturë e mbushur me krim.

E dëgjova mirë ato që janë thënë në Durrës. Ishte skandal, por ky del pa pikë turpi e thotë e lavdëron Vangjush Dakon përpara popullit. Këtë e bën Rama. Ai bashkëpunon me krimin, këtu trafikohen para droge. Ka diktatura, ka fashizëm, por të tillë regjim në bashkëpunim të hapur me kriminelë, kjo është tejet normales”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se Rama e ka projektuar një regjim të tillë kriminal dhe se e ka projekt të gjatë.

“Unë kam shkruar një shkrim sot. Rama bashkëpunon me kriminelët dhe kjo u pa në dosjen e Durrësit dhe të Dibrës. Por shkrova diçka interesante. Kam përmendur Sadri Abazin, i cili iu thotë dibranëve që ta votojnë Edi Ramën sepse do rrijë në pushtet e pakta 10 vjet. Pra, Rama e ka projektuar këtë sistem kriminal që të zgjasë, e pakta 10 vite sa thotë Abazi”, tha Lubonja ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.