Shkarkimi, i kryebashkiakut Hila, PD : Rama po ushtron dhunë e terrorr
Kësisoj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve pa dekret të 30 qershorit, kur klima është e tensionuar, Rama vendos të shkarkojë pa pyetur për prova dhe dëshmi, Hilën, duke e akuzuar si organizatorin e djegies së KZAZ-së në Bushat. Ndërkohë, Hila deklaroi se e nuk kishte marrë pjesë në atë protestë dhe se dënonte me forcë çdo akt dhune.
Dhe si të mos mjaftonte shkarkimi, kryeministri ka derdhur në adresë të Hilës fyerje personale dhe ka kërcënuar duke e bërë shembull, të gjithë kryebashkiakët e opozitës në vend, që kundërshtojnë mbajtjen e votimeve në 30 qershor.
Lidhur me shkarkimin e Hilës, reagoi më herët Partia Demokratike, e cila paralajmëroi “se shpresa e vetme e Ramës për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



