E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ja si ‘të fortët’ e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, policia bën sehi
Politikë

VIDEO/ Ja si ‘të fortët’ e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, policia bën sehi

VIDEO/ Banditët e PS thyejnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, policia nuk i ndalon.

Dalin pamje nga ngjarja e ditës së sotme në Pallatin e Sportit të Shkodrës, ku njerëz të PS dhe deputetit të saj Luan Harusha thyejnë me dhunë ambientet e tij.

Video eshte momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkise, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni. Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

Në vendngjarje janë 4 makina: Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.