E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Repisthti: PS trashëgimtare e PPSH, data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë
Bota

VIDEO/ Repisthti: PS trashëgimtare e PPSH, data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë

Sami Repishti, një ndër veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro amerikan dhe ish-i dënuar politik, i tha me telefon Zërit të Amerikës se kriza e tanishme politike në Shqipëri ka natyrë artificiale.

Ai tha në një intervistë se dhunës i duhet thënë jo, sepse ajo nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar.

Repishti shprehu gjithashtu pikëpamjen se data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë.

Me zotin Repishti bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi:

Zëri i Amerikës: Dr. Repishti, si erdhi Shqipëria në këtë udhëkryq?

Dr. Sami Repishti: Kjo krizë ka karakter artificial. Për mendimin tim është rezultat i konfrontimeve të vazhdueshme ndërpartiake në betejën e tyre për pushtet. Në filozofinë politike shqiptare, pushtet do të thotë pushtet absolut, nuk ka gjë tjetër. Atëherë cila është dilema? Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kërkon pushtetin që e humbi në vitin 1990. Partia Demokratike, që është viktimë e Partisë së Punës të Shqipërisë, kërkon pushtetin që i takon si kundërshtarë të komunizmit. Ky problem do të ishte zgjidhur me kohë, me zgjedhje të lira, por kjo nuk ngjau. Zgjedhjet u akuzuan si të vjedhura, vendi u zhyt në arbitraritet, në korrupsion, parlamenti u kthye në agjenci të ekzekutivit, gjykatat u korruptuan. Sot kemi Gjykatën Kushtetuese vetëm me një anëtar, kur duhet të ishin 11.

Zëri i Amerikës: Shumë njerëz janë të hutuar, nuk e dinë se si do të jetë e ardhmja, të tjerë e shohin zgjidhjen te dhuna. Çfarë mesazhi keni ju për këta njerëz?

Dr. Sami Repishti: Me thënë të drejtën edhe unë jam i hutuar. Nuk e kuptoj pse po krijohen këto situata. Por e para gjë që kam për të thënë është: Jo dhunë. Unë kam shumë frikë nga dhuna. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Pikë!

Zëri i Amerikës: Zoti Repishti, ç’mendoni për qëndrimet dhe komentet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë krizë?

Dr. Sami Repishti: Janë shumë me rëndësi. Dhe kjo është një e metë e madhe që po përsëritet në Shqipëri. Është krijuar mentaliteti në kohën e komunizmit se ne nuk kemi nevojë për botën e jashtme se ne i bëjmë të gjitha. S’është e vërtetë! Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.