E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefja e ODIHR: KQZ intepretoi ligjin në mënyrë kreative. Organizimi i zgjedhjeve nuk ishte i balancuar…
Politikë

Shefja e ODIHR: KQZ intepretoi ligjin në mënyrë kreative. Organizimi i zgjedhjeve nuk ishte i balancuar…

Tiranë: Konferencë shtypi e Misionit të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri. Flet Audrey Glover, kryesuesja e Misionit.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë dalë në një konferencë për mediat ku kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë fjalës së saj, Shefja e misionit të OSBE/ ODIHR, Zonja Glover u shpreh:

Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor sepse ajo çfarë ndodh një ditë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Jemi këtu pa ndonjë axhendë të fshehur, jemi plotësisht të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin.

 

 

Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit, opozita nuk u fut në zgjedhje ndërsa qeveria e vendosur për ti mbajtur këto zgjedhjeje pa opozitën.

Në këtë klimë të një ngërçi, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 bashki nga 61, kandidatët garuan pa kundërshtarë.

Pati pretendime të besueshme nga qyetarët se ishin në presion nga të dyja palët

Përplaset politike çuan në pasiguri politike

Pozitive ishte që votimi u zhvillua i qetë dhe pa probleme

Më në detaje:

Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhin kryebashkiakët dhe u zhvilluan në mjedis të polarizuar politikisht

Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë, me qëllim rrëzimin e kryeministrit dhe prej atëherë ka vazhduar me protesta, disa prej të cilave të dhunshme

Presidenti bëri një deklaratë dhe nxori dekrete më qellim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, gjithsesi kryeministri i vendosur për të vazhduar

Komisioni zgjedhor vazhdoi me përgatitjet

Më 14 qershor kryetarët e bashkive u kërkuan KZAZ të lirimin ambientet e tyre, dhe prej atëherë disa prej tyre u shkatërruar, të tjerat u mbyllën.

Më 21 qershor kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtare.

Refuzimi nga opozita për të emëruar anëtarë në kqz dhe kzaz, e la përfaqësimin politik të pa balancuar

Dita e zgjedhjeve, përgatitjet në bashkitë e PS vazhduan

Në Kamzës, kavajë, klos kukes, etj, pati tentativa për ta hequr administratën nga zyrat e saj dhe kjo çoi në përplasje të dhunshme

Administrata lokale në disa pjesë nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur

Media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacion të paanshme u fokusua te kriza politike

Tërheqja e opozitës dhe dhuna në detyrim për të çuan në mospjesëmarrje, kombinuar edhe me media të polarizuar, çoi në atmosfere shqetësimi dhe papara shikueshmëri, pamë prova se votuesit ishin në preson nga të gjitha forcat politike

Kjo cënoi besimin e votuesve

I urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhje e krizës dhe kërkojmë të punojnë në të mirë të këtij vendit

VIJON…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.