Rama për Al Jazeera: Tangoja vallëzohet dyshe. Shpresojmë që opozita të reflektojë…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për “Al Jazeera”, i ka bërë sërish thirrje opozitës që të reflektojë, ndërsa ka konfirmuar edhe një herë se është i gatshëm që t’i shtrijë dorën opozitës.
Rama thotë se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.
“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, deklaroi Rama ndër të tjera.
Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



