Rama ironizon opozitën: Po nuk e kuptove pse ke humbur, nuk e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe…
Një ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama, ndërsa ironizon opozitën, thotë se “po nuk e kuptove se pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar”.
Ndërsa kujton fjalët e gjyshes, në Twitter, Rama shkruan se ai vetë ka mësuar se “kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”.
“Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij”, shkruan Rama në tëitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



