E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni Europian reagon për 30 qershorin: Zgjedhjet në një kontekst të ndarjes politike. Qeveria dhe opozita të…
Bota

Komisioni Europian reagon për 30 qershorin: Zgjedhjet në një kontekst të ndarjes politike. Qeveria dhe opozita të…

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit përmes zëdhënëses së saj Maja Koçijançiç.

Sipas KE zgjedhjet u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, ndërsa theksohet se u morën parasysh vërejtjet paraprake ët bëra nga OSBE ODIHR.

 

 

Më tej, Koçijançiç i ka bërë thirrje opozitës dhe maxhorancës që të angazhohen në dialog konstruktiv, për të kapërcyer situatën aktuale politike.

“Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.

Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit.

Siç thuhet në mënyrë të përsëritur: qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit  të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, deklaron Koçijançiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.