E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti zbërthen kuptimin e ‘grupit të strukturuar PPPd’ që po kap shtetin. Ja kush fshihet pas tij
Politikë

Presidenti zbërthen kuptimin e ‘grupit të strukturuar PPPd’ që po kap shtetin. Ja kush fshihet pas tij

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zbërthyer kuptimin dhe ka treguar sot se kush fshihet sipas tij pas grupit të struktura me inicialet “PPPd”.

Presidenti ka thënë se njëra P është politika, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër është Policia që sipas tij po shantazhon politikanët, gazetarët dhe sipërmarrësit dhe d-ja e vogël janë disa ndërkombëtar që sipas tij kanë braktisur parimet demokratike.

 

 

 Kush fshihet pas grupit të strukturuar  “PPP dhe d e vogël’ që ju përmendet?

“Njëra P janë politikanët, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër policia, rrugët policisë që ndiqen për të shantazhuar politikanë, gazetarë, sipërmarrës  dhe d-ja e vogël janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet demokratike, perëndimore”, u shpreh Meta.

Akuza për PPPd

Më herët Presidenti tha se është një grup i rrezikshëm që po tentonte kapë shtetin dhe këtë gjë ja ka bërë të qartë krerëve të opozitës.

“Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci europaine dhe perëndimore.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.

Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.