E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Bashkinë e Durrësit/  Vangjush Dakos po mbulon  gjurmët
Politikë

Zjarri në Bashkinë e Durrësit/ Vangjush Dakos po mbulon gjurmët

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin  eparë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh që gjenden në ndërtesë.

Burime për Syri.net nga qyteti bregdetar, shprehen se, arsyeja e zjarrit në bashkinë e Durrësit ka patur një qëllim, djegien e dokumenteve që mund të nxjerrin zbuluar kreun e bashkisë në largim, Vangjush Dako.

Dako, i cili ka drejtuar Durrësit për tre mandate, nuk u rikandidua nga Edi Rama për votimet e 30 qershorit dhe pa mandatin e kryebashkiakut ai kërkon të mbrohet duke asgjesuar provat që mund të kenë mbetur në godinën që qeverisi për 12 vjet.

I zbuluar edhe në përgjimet e “Bild” lidhur me dosjen e famshme “339”, Dako ka qenë jo pak herë nën akuza të forta për korrupsion, shpërdorim detyre, blerje votash dhe lidhje me botën e krimit të organizuar.

Por a mund ti shpëtojë ai drejtësisë duke djegur dokumentet që gjenden në Bashkinë e Durrësit? Të presim e të shohim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.