Drogë me dron në burgun e Shënkollit në Lezhë. Si u zbulua dhe u kap mjeti fluturues
Persona ende të pa identifikuar kanë tentuar të fusin lëndë narkotike në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë.
Ngjarja jo fort e zakontë është regjistruar mbrëmjen e shkuar, ku droni po transportonte një pako të dyshimtë.
Për këtë arsye, efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimin e mjetit fluturues deri në uljen e tij jashtë territorit të burgut.
Sipas Burimeve nga kontrolli që u bë pakos u gjeten 3 celular, 3 karta celularësh 7 qese të presuara me lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



