E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj nxjerr ligjin dhe i përgjigjet ministres: Ja si qeveria po mashtron qytetarët
Politikë

Shehaj nxjerr ligjin dhe i përgjigjet ministres: Ja si qeveria po mashtron qytetarët

Pasi ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj hodhi poshtë zërat për rritjen e çmimit të karburantit, ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar, duke theksuar se “Qeveria po mashtron qytetarët”.

Në facebook, Shehaj ka publikuar ligjin për taksën e re, ndërsa shkruan se Rama po bën lojëra fjalësh dhe se po “mashtron njësoj si me taksën e Rrugës së Kombit”.   

 

agron shehaj

Postimi i plotë:

Agron Shehaj nxjerr ligjin për taksen e re mbi karburantin. Edi Rama po mashtron, njësoj si për taksën e Rrugës së Kombit. Taksë apo tarifë, shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë karburantin.

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.

Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..”

dhe

“Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..”

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë.

ligji

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.