E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i bllokon hotelin ish-deputeti: Goditje politike!
Politikë

Rama i bllokon hotelin ish-deputeti: Goditje politike!

Bllokohet hoteli i ish deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës” thotë Rama në një postim në Facebook.

Infoelbasani njofton se hoteli i bllokuar ndodhet në Llixha të Elbasanit dhe thuhet se është bllokuar për evazion. I pyetur rreth këtij fakti z. Bylykbashi u shpreh se kjo është një goditje e pastër politike që i bëhet atij dhe PD-së.

Para pak kohësh z. Bylykbashi u ndalua nga Policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd dhe më pas gjykata e la të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.