Kuvendi miraton dy koncesionet, pavarësisht alarmit të KiE për drejtimin e gabuar me PPP
Edhe pse në dy javët e fundit, FMN dhe Komisoni Europian, i bënë thirrje qeverisë të kenë kujdes me kontratat PPP, parlamenti dje nuk vuri në dyshim negociatat qeveritare me dy biznese private, dhe miratoi rreth 260 milionë euro (pa TVSH) për ndërtimin e dy rrugëve.
Me miratimin nga kuvendi, firma “ANK” do të ndërtojë 17 kilometra rrugë Milot-Balldren, me një kosto prej 256 milionë eurosh, ndërsa firma Gjikuri do të ndërtojë 13 klimetra rrugë me një kosto prej 61 milionë eurosh. Kontrata e autostradës Milot Balldren, pati shumë dyshime. Jo vetëm për koston e madhe prej rreth 15 milionë euro, bashkë me taksat, por edhe për mënyrën e financimit të projektit. “ANK” parashikon të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh nga bankat e nivelit të dytë. Do përdorë paratë e furnitorëve në një vlerë prej rreth 19 milionë eurosh dhe do të investojë nga kapitali i saj një shumë rekord prej mbi 50 milionë eurosh.w
Pjesa tjetër e shumës, janë 20 milionë eurot e mirëmbajtjes pas ndërtimit dhe interesat e parave, që për 13 vite do të paguhen nga shteti. Pikërisht, financimi i rreth 50 milionë eurove nga kapitali i vet, vë në dyshim skemën dhe koston e majme të një kilometri.
Opozita pati denoncuar që firma nuk i ka këto para, pra 50 milionë euro kapital të vet. “Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që të ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro”, denoncoi atëherë deputeti i PD.
Por duket se deputetëve socialistë nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla prej 50 milionë eurosh, apo 15 milionë euro kilometri. Në Kuvend, Shqipëria, i përballon suksesshëm këto investime, edhe pse FMN, KiE kanë kohë që kanë ngritur alarmin se po shkojnë në drejtimin e gabuar me PPP dhe politikat e qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



