E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS s’ndalet me PPP-të, miratohen 317 milionë euro edhe pas kritikave të FMN dhe Brukselit
Politikë

PS s’ndalet me PPP-të, miratohen 317 milionë euro edhe pas kritikave të FMN dhe Brukselit

Partia Socialiste miratoi në Kuvend dy kontratat koncesionare të Partneritetit Publik-Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Edhe pse në dy javët e fundit, FMN dhe Komisioni Europian i bënë thirrje qeverisë të kenë kujdes me kontratat PPP, Parlamenti dje nuk vuri në dyshim negociatat qeveritare me dy biznese private dhe miratoi rreth 260 milionë euro (pa TVSH) për ndërtimin e dy rrugëve.Kuvend

 

 

Me miratimin nga Kuvendi, firma “ANK” do të ndërtojë 17 kilometra rrugë Milot-Balldren, me një kosto prej 256 milionë eurosh, ndërsa firma “Gjikuri” do të ndërtojë 13 kilometra rrugë me një kosto prej 61 milionë eurosh.

Me 77 vota pro, 23 kundër dhe 5 abstenim, deputetët e PS-së votuan koncesionin për rrugën Orikum-Dukat. Ndërkohë, koncesioni për rrugën Milot-Balldren u miratua me 79 vota pro, 26 kundër, 3 abstenim. Kontrata e autostradës MilotBalldren pati shumë dyshime, jo vetëm për koston e madhe prej rreth 15 milionë eurosh bashkë me taksat, por edhe për mënyrën e financimit të projektit.

“ANK” parashikon të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh nga bankat e nivelit të dytë. Do përdorë paratë e furnitorëve në një vlerë prej rreth 19 milionë eurosh dhe do të investojë nga kapitali i saj një shumë rekord prej mbi 61 milionë eurosh.

Pjesa tjetër e shumës janë 20 milionë eurot e mirëmbajtjes pas ndërtimit dhe interesat e parave, që për 13 vite do të paguhen nga shteti. Pikërisht, financimi i rreth 50 milionë eurove nga kapitali i vet vë në dyshim skemën dhe koston e majme të një kilometri. Opozita pati denoncuar që firma nuk i ka këto para, pra, 50 milionë euro kapital të vet.

“Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që ta ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro”, denoncoi atëherë deputeti i PD-së.

Por duket se deputetëve socialistë nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla prej 50 milionë eurosh, apo 15 milionë euro kilometri.

Në Kuvend, Shqipëria, i përballon suksesshëm këto investime, edhe pse FMN, KiE kanë kohë që kanë ngritur alarmin se po shkojnë në drejtimin e gabuar me PPPtë dhe politikat e qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.