E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit, Presidenti mbërrin në Kushtetuese: Do kërkoj shpalljen antikushtetues të ligjit
Politikë

Shembja e Teatrit, Presidenti mbërrin në Kushtetuese: Do kërkoj shpalljen antikushtetues të ligjit

Ndërkohë që artistë e qytetarë, të mbështetur kreu i PD dhe ish-deputetë të opozitës hynë brenda sallës së Teatrit Kombëtar, e teksa jashtë policia e mban godinen e rrethuar, vjen lëvizja e radhës e Presidentit Ilir Meta.

Ashtu si kishte njoftuar, kreu i shtetit ka mberritur ne Kushtetuese, per te bere dorezimin e kerkeses per shpalljen antikushtetues te ligjit per shembjen e Teatrit Kombetar.

 

Sic duket edhe nga fotot e shkrepura nga LSA-ja, Meta i shoqeruar nga keshilltaret e vet, se bashku me nje dosje me dokumente, i eshte drejtuar ne kembe Gjykates Kushtetuese.

metameta1meta2meta3meta5meta6

meta

Zyra per shtyp e presidentit ben me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Me heret, teksa ndodhnin perplasjet mes artisteve qe jane ne mbrojtje te TK dhe policise, Meta reagoi me nje apel te forte, si me poshte:

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.