E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ardian Dvorani , ‘Sheiku’ që nuk deklaroi 100 ml lekë  në krye të Gjykatës së Lartë pas shkarkimit të Zaganjorit
Lajme

Ardian Dvorani , ‘Sheiku’ që nuk deklaroi 100 ml lekë në krye të Gjykatës së Lartë pas shkarkimit të Zaganjorit

Ardian Dvorani bëhet kryetar i Gjykatës së Lartë. Kryetari i KED merr drejtimin edhe të GJL, me një “mal” me dyshime. Kaloi Vettingun me 100 mln lekë pasuri të padeklaruar, dhe me akuzat e opozitës se është i lidhur me qeverinë.
Featured image of article: Zaganjori u ‘fundos’, postin ia rrëmben Dvorani, ‘sheiku’ që i dha pafajësinë Metës për ‘Bllokun’ në krye të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani

Me shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kompetencat e kryetarit i delegohen anëtarit të vetëm të kësaj gjykate, Ardian Dvorani.

“Sheiku” që harroi të deklaronte 100 milionë lekë gjatë procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, bëhet kryetar i Gjykatës së Lartë, një institucion jo funksional pas shkarkimit të të gjithë anëtarëve të tjerë nga Vettingu.

“Në parashtrimet e tij, subjekti pranon një pasaktësi të dukshme në formularin e deklarimit të pasurisë për Vetting, për shkak së nuk gjenden fizikisht katër faqe me deklarimin e likuiditeteve, dhe e shpjegon mungesën e deklarimit të të gjitha likuiditeteve të tij dhe personave të lidhur me të, për shkak të pakujdesisë dhe ngarkesës në momentin e mbledhjes së të dhënave për plotësimin e Deklaratës – Vetting, pa asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”, thuhet në vendimin e KPK më 5 shtator 2018, kur u dha vendimi për të.

Akuzat për lidhje politike me qeverinë

Partia Demokratike akuzon Dvoranin si të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë Rama. PD akuzon Dvoranin se ka privatizuar 3 banesa në një konflikt interesi, si edhe ka qëndruar përtej afatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse mandati i kishte skaduar.

Ardian Dvorani, gjyqtari që shpalli të pafajshëm Ilir Metën për video-përgjimin Meta-Prifti. Dvorani tha se Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, shpallet i pafajshëm për akuzën që i adresohet, atë të korrupsionit aktiv, si të paprovuar. Ai tha vetë ka qenë pro pafajësisë së Metës, por të arsyetuar ndryshe.

Ardian Dvorani, njëherazi kryetar i KED

Përveç drejtimit të Gjykatës së Lartë, drejton edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një nga institucionet e reja më të rëndësishme të Vettingut. Dvorani u shpreh disa ditë më parë se puna për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndalojë, edhe nëse presidenti nuk do të shprehet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.