E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’ndodhi në 6 orë tensione gjatë betimit të kryebashkiakut të parë të 30 qershorit
Politikë

Ç’ndodhi në 6 orë tensione gjatë betimit të kryebashkiakut të parë të 30 qershorit

Bashkia e Devollit, e para bashki në vend, e cila konstituon Këshillin Bashkiak dhe i jep detyrën kryebashkiakut të ri, Eduard Duro.

duro2

Mbledhja e paralajmëruar për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Devollit dhe betimin e kryebashkiakut të ri është pritur me protesta dhe kundërshtime nga militantët e PD-së dhe LSI-së, por ka hasur edhe në rezistencën e kryebashkiakut në largim, Bledion Nallbatit.

Kryetari i ri i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, ka marrë zyrën në këtë institucion pas orarit zyrtar të punës, ndërsa është detyruar të hapë forcërisht të gjitha dyert e institucionit. Teksa pritej të zhvillohej takimi për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak, nuk munguan as tensionet.

dera

Militantë dhe mbështetës të PD-së dhe LSI-së u mblodhën para institucionit në shenjë proteste, ndërsa brenda qëndronte Bledion Nallbati i PD-së, i cili vazhdoi punën e tij në zyrë. Protestuesit nuk hezituan as të hyjnë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kundërshtuar mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Nallbati tha se nuk i njeh zgjedhjet, duke deklaruar se nuk do të pranojë të lërë zyrën.

duro1

“Do jem në detyrë derisa të kemi zgjedhje të ligjshme, një proces brenda kontureve ligjore, të përcaktuar nga Presidenti i Republikës, i cili cakton datën e zgjedhjeve. Mund të ndodhë edhe pushtimi i bashkisë. Nëse vijnë si pushtues, do të marrin përgjigjen po si pushtues. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit”, deklaroi Nallbati. Pas 6 orësh tensioni, në përfundim të orarit zyrtar të punës kryetari në largim la zyrën. Pak momente nga largimi i tij, dyert e institucionit u kyçën nga stafi, por ndërkohë godinës së bashkisë iu drejtua Eduard Duro, pasi më parë kishte kryer betimin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në godinën e nënprefekturës.

duro3

“I kam kërkuar me shkresë ish-kryetarit dorëzimin e zyrës. Komisariatit të Devollit i kam kërkuar të jetë prezent tani pas orës 16:00, në hapjen e derës së bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht”, tha Duro. Në praninë e një komisioni me anëtarë nga Këshilli i ri Bashkiak dhe prefektura, u hapën me forcë dyert e institucionit, ndërsa Duro hyri në zyrë e më pas u hapën edhe dyert e zyrave të tjera.

Nga zyra e kryebashkiakut, Duro deklaroi: “Iu dha fund një procesi të stërgjatë. Pas betimit tim para Këshillit të ri Bashkiak, ishkryetari i bashkisë nuk denjoi të priste për të bërë dorëzimet e detyrës, kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Punonjësit që dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit të ri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.