E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhja e krizës, ambasadorja franceze zbulon negociatat: Ja pse Macron i telefonoi Ramës
Politikë

Zgjidhja e krizës, ambasadorja franceze zbulon negociatat: Ja pse Macron i telefonoi Ramës

“Nuk është një diplomat i huaj që do t’i jape nje zgjidhje kësaj situate”. Keshtu ka deklaruar nga Korça, ambasadorja franceze Christine Vasak, ne nje prononcim per mediat, teksa ka pranuar se vendi ndodhet ne krize politike.

 

Sipas saj, kriza politike nuk mund te zgjidhet nga diplomatet e huaj, por ka shtuar se populli shqiptar meriton nje zgjidhje te arsyeshme.

 

 

“Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike. Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që do t’i jape nje zgjidhje kësaj situate, por duhet te dini qe ky popull, njerezit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”-tha ajo.

Me tej, ajo ka folur edhe per nje bisede qe kryeministri Rama ka pasur nje bisede telefonike me presidentin e Frances, Macron.

“Ashtu sic mund ta dini, para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj”- tha ajo

Pyetur per integrimin dhe negociatat, ajo tha shtuar: “Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian. Politika është gjithashtu,te gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them por edhe me Francën nuk mund tju them dicka, por nuk është diçka e mbyllur. Kjo nuk eshte diçka të mbyllur sepse ka ende pak kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Në lidhje me këtë do doja t’u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar. Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian”- tha ajo.

Ne fund, pyetjes a do digjet Shqipëria si Notre Dame, Vasac iu pergjigj: “Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk është duke u djegur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.