Trump sanksione edhe Frances: Vera franceze meriton taksë, amerikania më e mirë
Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë. Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital. Por në fakt, Trump e ka nisur të vendosë sanksione nga.. vera!
Donald Trump ka vënë në shënjestër tani verën franceze. Presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste taksa mbi verën franceze pasi Parisi imponoi një tarifë mbi gjigantët teknologjikë amerikanë si facebook, google dhe amazon.
Presidenti amerikan tha se reagimi reciprok ndaj sjelljes së pamatur të homologut të tij francez, po merret në konsideratë. Pallati i Elizeut, të shtunën tha se Macron i kish thënë Trump se taksa mbi shërbimet dixhitale ishte në interes të përbashkët.
“Mua më ka pëlqyer gjithnjë më shumë vera amerikane se ajo franceze, edhe pse nuk pi verë. Thjeshtë më pëlqen pamja e saj. Ok. Por, vera amerikane është e shkëlqyer dhe ata nuk kanë bërë gjënë e duhur kur nisën të vendosin taksa mbi kompanitë tona. Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin macron por, ata nuk duhet ta kishin bërë këtë”, tha Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



