E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frikë nga shkarkimi? Përgjigjet Meta: Nuk kam hallin e Venecias, por…
Politikë

Frikë nga shkarkimi? Përgjigjet Meta: Nuk kam hallin e Venecias, por…

Presidenti Ilir Meta, ndërsa  ka komentuar vendimin e mazhorancës për ta dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias, i pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigja e një institucioni ndërkombëtar, tha se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora ‘Luanin e Artë’ dhe është diçka frymëzuese.

 

 

Nuk kam hallin e Venecias, por që të dalë mbi ujë gjyqi i Bechettit dhe që qeveria ta ftojë, se është faturë e madhe për shqiptarët, nëse ka dështim dhe të shikojë të hapë sytë për gjithë proceset e tjera që janë në gjykatat evropiane, sepse janë kosto të mëdha për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.