E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta kujton Ramiz Alinë: Do më detyrojnë t’i vë një buqetë me lule te varri…
Politikë

Meta kujton Ramiz Alinë: Do më detyrojnë t’i vë një buqetë me lule te varri…

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në konferencën e fundit para nisjes së pushimeve, sot, ka deklaruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen në 13 tetor dhe i ka bërë thirrje kryeministrit që të lejojë mbajtjen e tyre, madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

 

 

Ndërsa ka kujtuar edhe veprimin e ish Presidentit Ramiz Alia i cili shtyu datën e zgjedhjeve edhe pse e dinte se opozita e asaj kohe kishte qëllim vetëm rrëzimin e pushtetit.

“Unë falëndëroj qytetarët për qetësinë që kanë treguar deri tani ka qenë një krizë shumë e fortë dhe e thellë por me reflektim të të gjithëve kjo mund të zgjidhet.

Nuk besoj në zgjidhjet e shpejta ëndërrimtre por hap pas hapi, dhe hapi i parë është zbatimi i dekretit të presidentit për datën 13 teetor dhe hapi i dytë të votohet edhe presidenti në 13 tetor. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre, nuk vazhdon kjo duke u fshehur përballë një situate që nuk na nderon.

Përndyshe do më detyrojnë të thërras gjithë mediat botërore dhe të vë një buqetë me lule të varri i Ramiz Alisë se edhe pse ishte udhëheqës i fundit komunsit dhe kishte ardhur me luftë në pushtet dhe se e dinte që ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend, përsëri tregoi përgjegjshmërinë e tij, sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë, për të ctensionuar gjithë atë tension për të shtyrë zgjedhjet e për ti dhënë mundësi opozitës në atë kohë të merrte pjesë ne zgjedhje.

Tani ne s’duhet të vonohemi më tej, natyrisht është një gushti dhe secili edhe mund të pushojë e reflektojë pak, por shtatori është shumë vonë dhe pas 13 tetorit nuk na duhet asnjë marrëveshje, thjesht shpëtojmë karrierat tona për të ardhmen se Shqipëria do vazhdojë të dalë nga rruga e saj e integrimit evropian”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.