Dhjetra të shoqëruar në polici, familja dhe shokët tregojnë çfarë dinë për Ferizin

Pak orë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Durrësit të enjten e 1 gushtit, në një kohë që sezoni veror është në pikun e tij, policia ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Feriz Bardhit, 40-vjeçari nga Shën Vlashi, baba i dy fëmijëve.

 

 

Mes të shoqëruarve, mëson Panorama, janë edhe familjarë të viktimës dhe persona qe jane gjendur ne vendin e ngjarjes ne momentin e krimit si dhe disa prej shokeve qe i riu shoqerohej kohet e fundit.

Ata janë marrë në pyetje nese kishin dijeni te ndonje kinflikti te tij kohët e fundit, apo edhe më herët.

Por vrasja dyshohet per aktivitetin e droges ne Itali dhe hetuesit nuk shohin ndonjë shkak të mundshëm që lidhjet me vendlindjen.

EKZEKUTIMI

Ishte ora rreth 12:55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin. 40-vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina.

Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën automatikun drejt tij. Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vrasës me pagesë”.

Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 40- vjecarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura. Bardhi u transportua drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40- vjeçari i ekzekutuar.

Publikuar nga Publik Media