E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ps nuk merr pjesë  në mbledhjen e KQZ, shpërthen Mediu: Jetojmë në një Republikë Bananesh
Politikë

Ps nuk merr pjesë në mbledhjen e KQZ, shpërthen Mediu: Jetojmë në një Republikë Bananesh

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar më një shenim në faqen e tij në facebook pas refuzmit të socialsitëve për të marrë pjesë në mbledhjen e KQZ.

Ja postimi i tij i plotë:

Çdo gjë ka mare fund ska kushtetutë, ska shtet, ska Institucione, jetojmë në Republikë bananesh.

“Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.”

Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh Dekretit të Presidentit në fuqi dhe s’kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën. Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm. Kuvendi duhet të mbidhet menjeherë e të marre masa. Duke mos u paraqitur ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitike dhe kanë marrë hapur krah politik, si celul e Partisë Socialiste.
Opozita ka përgjegjesinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin Ndërkombetar dhe shqiptarët.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.