Arrestohet 16-vjeçari që udhëtonte me armë në brez
Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kap duke lëvizur në qytet me armë pa leje dhe tentoi t’i shmanget kontrollit të policisë.
“Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, njësia Shigjetat, 16 vjeçari F. T., banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTE
Në kuadër të planit masave në lidhje me identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 16 vjeçarit F. T., banues në Tiranë
16 vjeçari rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.
Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



