Pse hesht hajduti psiqik për ‘bankomatin e tij personal’?!
Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon të komentojë heshtjen e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të DASH për të shpallur non-grata Vangjush Dakon.
Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, Basha i kërkon kreut të qeverisë të mos fshihet pas 6 kullave 200 milionë euroshe që ka planifikuar, sipas tij, të ngrejë në truallin e Teatrit Kombëtar.
“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal?
Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?
Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?
Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan Basha në postimin e tij të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



