E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisin hetimet për kandidatin socialist të Shkodrës pronar i 3  hoteleve
Politikë

Nisin hetimet për kandidatin socialist të Shkodrës pronar i 3 hoteleve

5 ditë nga kërkesë-padia e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis procedurat ligjore ndaj kandidatit socialist për bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Pjetri, të cilit gjykata i njohu mandatin pas votimeve 30 Qershorit, akuzohet nga opozita se është person me precedent penal.

Për këtë arsye, ata i kanë dorëzuar një kërkesë organit të akuzës, ku kërkojnë verifikimin e së shkuarës së kryebashkiakut.

Sektori i dekriminalistikës do të kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim.

I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i prokurorisë është zyrtarisht me pushime.

Pritet që prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për trafik droge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.