E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u kap rastësisht shqiptari që grabiti  bankën në Parga
Lajme

Si u kap rastësisht shqiptari që grabiti bankën në Parga

I arratisur burgu me precedentë të rëndë kriminelë, kapet pas 7 vjetësh shqiptari 35 vjec, një nga dy autorët e grabitjes të një banke në Parga. I arratisuri nga burgu i Patras ishte një nga dy autorët e grabitjes me armë në një degë të Bankës 3 ditë më parë në Parga.

 

 

Ai është një kriminel shqiptar 35-vjeçar që u arrestua mbrëmjen e vonë të së mërkurës në një rrugë kryesore në Prevezë dhe më pas u identifikua, sipas policisë, si një nga dy grabitësit.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga vëzhgimi i një oficeri të policisë OPKE Preveza, i cili ishte jashtë shërbimit, por, siç shkruajnë mediat, kishte kapur pamjet nga qarku i mbyllur i Bankës.

Si pjesë e një hetimi policor në shtëpinë ku ishte parë i dyshuari, u gjet një pjesë e parave të grabitura nga banka, një armë dhe një mjet fals identifikimi leshuar nga autoritetet italiane.

Konkretisht, nga 26.630 euro dhe 200 dollarë të rrëmbyera nga dy hajdutët e bankave u gjetën në shtëpinë e 35-vjeçarit, 8,240 euro dhe 100 dollarë.

Nga hetimi i të arrestuarit bëhet me dije se 35 vjecari shqiptar tashmë i arrestuar është nje person që ka qenë i arratisur nga burgu i Patras që nga 25 janari 2012. Arratisja e tij kishte ndodhur pasi kishte marrë një pushim 6-ditor dhe nuk u kthye më në burg. I dyshuari vuante dënimin me 12 vjet burg për vjedhje, grabitje të armatosur, vjedhje, mbajtje droge dhe hyrje të paligjshme në vend.

Tanime 35 vjecari shqiptar do përballet me një dënim 19 vjet për veprat penale grabitje, armëmbajtje pa leje, dhe vepra të tjera. Hetimi paraprak i çështjes dhe hetimet për vendndodhjen e bashkëpunëtorit të tij po vazhdojnë nga Departamenti i Sigurisë Preveza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.