Rama dedikim për regjizorin Xhuvani:O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit
Kryeministri Edi Rama duket i shokuar nga ndarja nga jeta e regjistorit Gjergj Xhuvani.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se, i janë dashur disa minuta për të besuar lajmin e kobshëm.
O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit😥
Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…
Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri😧
S’kam fjalë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




