E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pionier i shtypit të pavarur dhe protagonist i rendit të parë”- Presidenti Meta reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Baxhakut
Lajme

“Pionier i shtypit të pavarur dhe protagonist i rendit të parë”- Presidenti Meta reagon pas ndarjes nga jeta të Fatos Baxhakut

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur Fatos Baxhaku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa shpreh dhimbjen për familjen, nënvizon se ai ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur pas rënies së diktaturës.

 

 

 

Meta thekson se Baxhaku u bë protagonist i rendit të parë në jetën publike të vendit për 30 vjet, duke e lidhur “emrin e vet pazgjidhshmërisht me shtypin e lirë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes”.

Reagimi i plotë i Metës:

Dhembje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Fatos Baxhaku!

Një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillimviteve ’90, Baxhaku spikati si një penë e mprehtë dhe kritike e tranzicionit shqiptar, por veçanërisht edhe si një nga autorët më të njohur të reportazheve të shkruara e dokumentarëve televizivë.

Fatosi u bë protagonist i rendit të parë në jetën publike të vendit për tridhjetë vjet me radhë, duke e lidhur emrin e vet pazgjidhshmërisht me shtypin e lirë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, që për të ishin mision i shenjtë!

Në këto momente dhembjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia të ndjera dhe jam pranë familjes dhe gjithë të afërmve të Tij, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur, por edhe pranë komunitetit të gazetarëve që humbën shokun, mikun, kolegun e pazëvendësueshëm, modelin e profesionistit, i cili asnjëherë nuk bëri kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim shembullor.

Fatosi do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij! Lutem që shpirti i Tij të prehet në paqen e përjetshme!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.