E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raca njerëzore, në çdo 100 njerëz ka një njeri të mençur, nëntë grabitqarë dhe nëntëdhjetë budallenj
Publik News

Raca njerëzore, në çdo 100 njerëz ka një njeri të mençur, nëntë grabitqarë dhe nëntëdhjetë budallenj

*Theodore H. White

Një perlë e filozofisë njerëzore; mos e humbisni!

“Ne kemi zbuluar se raca njerëzore, në çdo 100 njerëz ka një njeri të mençur, nëntë grabitqarë dhe nëntëdhjetë budallenj. Kjo sipas një vëzhguesi optimist. Nëntë grabitqarët mblidhen nën flamurin e grabitqarit më të fortë, dhe bëhen ‘politikanë’; ndërsa njeriu i mençur qëndron i veçuar, sepse ai e ndjen veten shpresëhumbur mes grabitqarëve, prandaj i kushtohet poezisë, matematikës ose filozofisë; ndërsa nëntëdhjetë budallenjtë zhyten nën flamujt e nëntë grabitqarëve, sipas ngjyrave, në labirinthet e nëntokës, keqdashjes dhe luftës. Është e këndshme të gjendesh në komandë, vëzhgon Sancho Panço, madje edhe mbi një tufë delesh, dhe kjo është arsyeja pse politikanët ngrenë flamujt e tyre. Për më tepër, është e njëjta gjë për delet, pavarësisht nga ngjyra e flamurit. Nëse është demokraci, atëherë nëntë grabitqarët do të bëhen anëtarë të Parlamentit; nëse është fashizëm, ata do të bëhen udhëheqës të partisë; nëse është komunizëm, ata do të bëhen komisarë politik. Asgjë nuk do të ndryshojë, përveç emërtimeve. Budallenjtë do të jenë budallenj, grabitqarët do të jenë udhëheqës. Sa për njeriun e mençur, fati i tij do të jetë i njëjtë nën çdo ideologji. Nën demokraci ai do të inkurajohet të vdesë nga uria në një papafingo, nën fashizëm ai do të futet në një kamp përqendrimi, nën komunizëm ai do të likuidohet. ”

 

*Theodore H. White, (29 maj 1906 – 17 janar 1964) shkrimtar i njohur anglez

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.