Patozi: Duhet të kacavirresh tek xhami i një makine që të zbulohet një restorant prej vitesh pa leje
Këtë të mërkurë, fadromat e IKMT-së shembën në Porto Palermo lokalin e Mihal Kokëdhimes, i cili u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe u arrestua pasi dhunoi turistët spanjollë që i kishin shkuar në restorant, por pasi nuk u kishte pëlqyer ushqimi dhe shërbimi, ishin larguar.
Por ish deputeti Astrit Patozi, në një postim në rrjetet sociale, ngre një pyetje, se a duhet të përfshihesh në një situatë të tillë që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?
‘Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash “action” në botë qè t’i marrë pèrsipër per t’i imituar”, shkruan Patozi në FB nder te tjera.
POSTIMI I PLOTE I PATOZIT:
FARSA E “RILINDJES” ME NDËSHKIMIN PUBLIK TË KOKÈDHIMËS SË QEPAROIT
Të vjetrit thonin që qeveria e kap lepurin me qerre. Edi Rama ka shumë vite që pretendon se “Rilindja” e tij ka bèrë.shtet.
Tani pyetja èshtë, a duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?
Jo shtëpi, ku ke futur kokën, por lokal 2 mijë metra katror në zonën më tërheqèse të Rivierés së Jugut.
Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash “action” në botë qè t’i marrë pèrsipër per t’i imituar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




