E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Kush janë tre të rinjtë e arrestuar në kufi
Lajme

EMRAT/ Kush janë tre të rinjtë e arrestuar në kufi

Dalin emrat e të arrestuarve në kufi kete te marte. Policia greke vijon operacionin e perbashket me policine e Sarandes. Pas arrestimit te 3 personave prane Qafe-Botes, konkretisht te Nuri Shero, 21-vjec, Alket Avdi 22-vjec dhe Andrea Sadiku 19-vjec me 3 kg marijuane dhe ne Igumenice te G.M 23-vjec dhe te nje 24-vjecari tjeter me 1.2 kg marijuane, operacioni ka vijuar sot.

1c063ad0-a562-45f5-bede-d90f4432c77e

 

 

Ne Igumenice, si bashkepunetor i 5 te arrestuarve te pare, eshte arrestuar dhe nje shqiptar 21-vjec, identiteti i te cilit nuk behet i ditur. Gjithashtu u be kontroll i dyte ne banesen e 23-vjecarit G.M ku u gjeten 3 arme gjahu pa leje. U be kontroll ne banesen e 24-vjecarit te arrestuar dje, u gjeten dhe 5.6 gram kanabis sativa bashke me nje grirese. Ne lidhje me nje nga armet e gjahut, gjate operacionit u arrestua dhe nje grek 54-vjec.

Kapen tre të rinj në kufi, greku që i priste u zbulua nga policia. Detajet e operacionit (FOTO)

Kapen ne kufi, ne Qafe Bote tre te rinj shqiptar, ne tentative per te kaluar matane kufirit nje sasi droge. Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin policor te koduar “Mavromati”.

droga1

Operacioni u be nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policinë e Igumenicës, Greqi dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Sarandës.

Tre te rinj shqiptare u arrstuan nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek.

droga

Nderkohe qe nga policia greke u arrestua pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.

NJOFTIMI 

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe atë të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe me Policinë e Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mavromati”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa.

Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik konkretisht, gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;

A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;

A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë.

Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.