E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i prerë:  Zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë!
Politikë

Basha i prerë: Zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë!

Në një prononcim për mediat sot, Basha theksoi: “Zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar, ç’ka do të thotë një qeveri transitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Partia Demokratike dhe Opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me Nënkryetaren e Grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman, komunikim që vazhdon intensivisht në mënyrë thuajse të përditshme dhe do të vazhdojë.

Një gjë është e sigurt: PD dhe Opozita e bashkuar janë të vendosura në qëllimin që i kanë vendosur vetes që ditën e parë: shërbim interesit qytetar, jo zgjidhje artificiale në shërbim të karrigeve tona apo pushtetit tonë.

Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes atyre mekanizmave që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, i PD, i Opozitës së bashkuar.”

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.