E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazniku 900 euro nata. Kjo është fatura që ka paguar nga “Fusha Shpk” për zëvendësin e Veliaj!
Politikë

Mazniku 900 euro nata. Kjo është fatura që ka paguar nga “Fusha Shpk” për zëvendësin e Veliaj!

Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të vëmendjes për futurat e majme nëpër hotele, ku kishte shpenzuar deri në 700 euro nata.

Ndërsa pak minuta më parë një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se Gjoni, nuk është e vetmja që ka fjetur në luks.

Qytetari tregon akoma për një skandal akoma më të madh. Ai ka nisur një faturë, ku shikohet se “Fusha SHpk” i paguan nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Maznikut fatura me vlerë 900 euro nata.

“Fusha Shpk” ka marrë pa fund tendera nga Bashkia e Tiranës dhe sipas qytetarit në fjalë ka marrë vetëm 22 milionë euro vetëm për sheshin “Skënderbej”.

Mesazhi i plotë:

Mirembrema JOQ! Meqe keto dite media ka folur shume per bileta avioni dhe hotele luksoze te ministrave tane te ndritur, une posedoj dicka edhe me skandaloze sesa faturat e hoteleve te Ministres se Drejtesise, qe jane paguar me paret e shtetit. Kam faturen qe FUSHA shpk i paguan ARBI MAZNIKUT, nenkryetarit te Bashkise se Tiranes, 900 euro nata. Ky eshte i njejti biznesmen qe merr tendera pa fund nga bashkia, qe vetem per sheshin Skenderbej ka marre 22 milione euro.’’

Normalisht lindin pyetjet përse i duhet paguar një zyrtari të lartë si Maznikut t’i paguhen fatura?! A ka një konflikt interesi në këtë mes?! A tregon kjo se janë bërë pazare të pista mbi kurrizin e shqiptarëve? Dhe a është etike kjo?!

Kujtojmë se jashtë vendit ka pasur politikanë që kanë dhënë dorëheqjen sepse kanë marrë telefonin e punës me vete në pushim. Ndërsa vendin tonë ndodhin skandale dhe kalojnë pa të keq, skandal pas skandali.

Në një intervistë shumë vite më parë Mazniku tha se në politikë ka të neveritshëm dhe të neveritur dhe se ai do qëndronte në grupin e dytë. Por ky rast tregon tjetër gjë. Komentet ju takojnë juve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.