E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi shpall objektivat e Kuvendit: Prioritet përmbyllja e reformës zgjedhore, dora e Kuvendit e shtrirë për opozitën
Politikë

Ruçi shpall objektivat e Kuvendit: Prioritet përmbyllja e reformës zgjedhore, dora e Kuvendit e shtrirë për opozitën

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga foltorja e Kuvendit, shpalli objektivat për sesionin e ri parlamentar.

Sipas Ruçit prioritet do të jetë përmbyllje e Reformës Zgjedhore, ndërsa theksoi se dora e shumicës është e shtrirë për opozitën jashtë parlamentit.

 

“Rekomandimi i komisionit për çeljen e negociatave është produkt i arritjeve ekskluzive të Kuvendit. Në mbledhjen e këshillit në Tetor shkojmë me sigurinë e plotësimit të këtyre detyrave. Dëshira e të gjithë shqiptarëve është çelja e negociatave. Ne duhet ta përdorim këtë fillim sesioni për të kompensuar atë që nuk bëmë mirë në sesionin e kaluar.

Prioriteti i parë do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore. Do të jetë një produkt konsensual i Kuvendit, duke përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare. Dora e shtrirë e Kuvendit nuk është mëshirë. Reforma në drejtësi do të vijojë duke filluar me ngritjen e institucionet e reja. Gjykata Kushtetuese dhe ILD do të bëhen funksionale shumë shpejt” tha ai.

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur sesionin e ri parlamentar.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha midis të tjerash në fjalën e tij, se Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi.

 

“Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë”, theksoi Ruçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.