Aksioni i vjeshtës, opozita nis takimet në selinë blu
Opozita prite të ndezë motorët e aksionit të saj të vjeshtës. kryedemokrati, Lulzim Basha, do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 18:00, gjithë të deleguarit e PD në qarqe.
Burime nga PD bëjnë të ditur se të enjten në orën 13:00, kreu i demokratëve ka thirrur në një takim edhe aleatët e tij opozitarë.
Këto takime të njëpasnjëshme të opozitës vijnë me nisjen e sesionit të ri politik, ku edhe opozita duket se ka nisur përgatitjet për aksionin e radhës.
Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj rreth aksioni opozitar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



