E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi pret në zyrë zyrtarin e DASH, ia thotë   hapur : Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave
Politikë

Kryemadhi pret në zyrë zyrtarin e DASH, ia thotë hapur : Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti nël një takim në selinë e LSI drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. David Kostelancik.

Kryemadhi i shprehu Z.Kostelancik vlerësimet më të larta për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin në NATO dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në lidhje me krizën aktuale politike e institucionale që ka përfshirë vendin.

Duke e falenderuar për vizitën në Shqipëri, Znj. Kryemadhi i ritheksoi Z. Kostelancik bindjen e LSI-së për të vijuar raportet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA, si aleate e patjetërsueshme për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.