15-vjetori i LSI/ Monika Kryemadhi: Mirëqeverisja më e rëndësishme se pushteti
Lëvizja Socialiste për Integrim mbush sot 15 vite nga krijimi i saj. Në aktivitetin që po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve, në fjalën e saj para të ftuarve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se këto 15 vite rrugëtimi nuk kanë qenë të lehta, por shtoi se LSI vijon akoma të luftojë për kauzën për të cilën u krijua.
“Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eleminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore.
Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij.
Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, tha mes të tjerash Kryemadhi.
Pjesë nga fjala e kryetares së LSI-së:
15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.
Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti.
Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së.
Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale.
Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës.
Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eleminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore.
Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij.
Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



