KED përjashtoi nga gara kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetuese
Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur të skualifikojë nga gara për dy pozicione në organet e reja të drejtësisë për profesoreshën e Fakultetit të Drejtësisë, Zhaklina Peto.
Duket se KED-ja ka ndërmarrë të njëjtin vendim të një muaji më herët duke mos marrë parasysh sugjerimet e ekspertit të thirrur prej saj apo kërkesave të kandidates Peto.
Kandidatja i ka parashtruar KED-së dy kërkesa. E para, ka të bëjë me konfliktin e interesit të anëtarëve të KED mbi vendimmarrjen për kandidaturën e saj dhe e dyta, përpara se KED të shprehej, duhet të kërkonte një vlerësim të thelluar nga ILDKPKI.
KED ka dalë me një vendim të pjesshëm, duke mos kaluar vendimmarrjen kolegjiale për përjashtimin e Petos nga gara për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë mënyrë, e njëjta trupë gjykuese që përjashtoi Peton nga gara për herë të parë ka vendosur ta përjashtojë sërish pa zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ për herë të dytë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



